Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëMinistri Çuçi: Do të rikthehen kamerat e trupit për Policinë e Shtetit

Ministri Çuçi: Do të rikthehen kamerat e trupit për Policinë e Shtetit

-

Kamerat e trupit do të rikthehen për një pjesë të madhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Konfirmimin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa po prezantonte në Komisionin për Sigurinë Kombëtare buxhetin e vitit 2023.

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, ka thënë Ministri i Brendshëm.

Në vijim të diskutimit me deputetët, Çuçi ka theksuar ndër të tjera se vitin e ardhshëm investimet në Policinë e Shtetit do të jenë 56% më tepër se viti aktual, me fokus kryesor teknologjinë, sistemet dixhitale dhe rritjen e sigurisë përballë sulmeve kibernetike. Në total këto investime janë 7.6 herë më tepër. E përllogaritur në vlerë rreth 500 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe 278 milionë lekë investime nga AKSHI për llogari të sistemeve të Policisë së Shtetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts