Saturday, February 4, 2023
HomePolitikë“Do paguheni më shumë se mua”, Rama të rinjve: Me një kompjuter...

“Do paguheni më shumë se mua”, Rama të rinjve: Me një kompjuter e një lidhje interneti, punësoheni në tregun global

-

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë të qytetin e Burrelit, ku deklaroi se duke nisur që nga janari i vitit 2023, në të gjitha bashkitë do të ketë kurse për programimin për kodimin për teknologjinë ashtu sikurse kurse për artet dhe zejet por dhe aktivitet sportive.

“Ajo që ne e kemi shumë të qartë që duhet bërë është që të risimin sa më shumë mundësitë përmes krijimit të hapësirave të reja, që nga hapësirat për teknologjinë. Nga janari i muajit të ardhshëm do të ketë në të gjitha bashkitë kurse për programimin për kodimin për teknologjinë ashtu sikurse kurse për artet dhe zejet por dhe aktivitet sportive. Janë ngritur ekipet në të gjitha shkollat, basketboll volejboll dhe pasi të pajisjen me uniforma të reja do të fillojnë përballjen në tre nivele. Nuk është qëllimi që të bëhen të gjithë sportistë por është qëllimi që të rritet aktiviteti fizik”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se ka shumë të rinj e të reja shqiptare të cilët punojnë për kompani të huaja ndërkohë që jetojnë këtu.

Ai tha se mjafton një kompjuter dhe një lidhje interneti dhe tashmë mundësohet punësimi në tregon global pa lindur nevoja të ikin nga Shqipëria.

 

 

“Për të marrë paga shumë herë më të larta se kryetarit të Bashkisë apo kryeministrit. Ndodh sot edhe në Shqipëri. Kemi djem dhe vajza, që janë të punësuar në tregun global online, dhe marrin paga shumë të mira. Janë por janë pak. Ne kemi të gjithë programin për këtë punë, për të stimuluar edukimi, për të hyrë në këto kurse
Mund të punësoheni kudo, nuk keni nevojë të ikni nga shtëpia. Mjafton një kompjuter dhe një lidhje interneti. Jeni në tregun online global. E krijon teknologjia këtë mundësi.” u shpreh kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,695FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts