Florian Kali (sekretari i përgjithshëm i Presidencës): Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona.

Causholli (Ministria e Financave): Kërkesat duhet të detajohen edhe më tepër që të shohim mundësitë nëse ky fond është i nevojshëm dhe si mund të financohet kjo shumë e konsiderueshme. Nuk e kemi një vlerësim të tillë në detaje.

Klotilda Bushka: Shikojeni mundësinë e rikonstruksionit të godinës dhe nëse është nevojë emergjente. Sa i përket çështjes së pagave, ky nuk është një debat për këtë mbledhje. Edhe Kuvendi miraton përfaqësues të institucioneve që kanë paga më të larta se Kuvendi. Shikojeni edhe pjesën e rritjes së strukturës, besoj që është e arsyeshme përderisa ka të bëjë me sigurinë kibernetike.