Friday, March 29, 2024
HomePolitikëVasili: Skaneri i Kishës Katolike zbërthen përmasat tragjike ku ka depërtuar Shpopullimi,...

Vasili: Skaneri i Kishës Katolike zbërthen përmasat tragjike ku ka depërtuar Shpopullimi, fajtor Rama

-

 

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se skaneri patriotik dhe objektiv i Kishës Katolike për shpopullimin nxjerr vetëm një fajtor: Edi Ramen.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook Vasili shkruan se Edi Rama me një strategji të zezë, që shpërben dhe asimilon Shqipërinë e nxit qëllimshëm shpopullimin për ta lënë Shqipërinë në duart e një grushti mafiozësh të pasur, që kërkojnë të kenë nën vete njerëz pa liri, pa të drejta, të nënshtruar, pa gjuhë dhe pa gojë, që tu shërbejnë kokulur në heshtje.

Postimi i plotë:

Skaneri patriotik dhe objektiv i Kishës Katolike për Shpopullimin nxjerr vetëm një fajtor: Edi Ramen!

Kisha Katolike i bën shpopullimit një skaner objektiv dhe shumë të vërtetë, që tregon përmasat shumë të mëdha dhe të dhimbshme të kësaj tragjedie të pashembullt, që po rrezikon shume rëndë ekzistencën e kombit tonë.

Mirënjohje pa fund Kishës Katolike për vizionin e thellë patriotik dhe kombdashës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pyetjet e Kishës Katolike janë ekzistenciale për vendin dhe çdo shqiptar, kur ajo pyet

“Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:

Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë?

Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë?

Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi?

E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë?

Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”

“Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”.

Skaneri i Kishës Katolike zbërthen përmasat tragjike ku ka depërtuar Shpopullimi në çdo familje shqiptare kur thotë:

“Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.

“Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”.

“Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.

Skaneri patriotik dhe shume i përgjegjshëm i Shpopullimit tregon qarte se fajtori i vetëm dhe armiku me i egër i shqiptareve është Edi Rama.

Edi Rama me një strategji te zeze, qe shpërben dhe asimilon Shqipërinë e nxit qëllimshëm shpopullimin për te ta lëne ne Shqipërinë në duart e një grushti mafiozesh të pasur, që kërkojne të kenë nën vete njerëz pa liri, pa të drejta, të nënshtruar, pa gjuhë dhe pa gojë, që tu shërbejnë kokulur në heshtje.

Faleminderit imzot Angelo Masafra, faleminderit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts