Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëGrida Duma poston videon: Presheva sfidon vuajtjet dhe kostot e së shkuarës

Grida Duma poston videon: Presheva sfidon vuajtjet dhe kostot e së shkuarës

-

Deputetja e PD-së Grida Duma ka vizituar së fundmi Preshevën, teksa ka ndarë ndjesitë e marra nga ky udhëtim.

Ajo shkruan se mbi 100 mijë shqiptarët janë një fakt që askush nuk e eviton dot më dhe as indiferenton dot në politika rajonale dhe se shqiptarët e Preshevës janë faktor.

Duma thekson se Presheva sfidon vuajtjet dhe kostot e të shkuarës, “tradhtitë politike”, farsat hipokrite të propagandës, me rezistencën e preshevarëve që nuk e lëshojnë tokën e vet, me bijtë e bijat e diasporës që kanë aty, mendjen dhe zemrën me investimet që bëjnë pa deftere llogarish.

POSTIMI I PLOTË

 

 

Lugina e Preshevës.
Kaq herë kisha menduar që duhet ta shkelja e ta prekja, aq sa mundet në pak orë një realitet të shqiptarëve që jetojnë e sfidojnë shumë në Serbi.

Një triumf i madh numërimi i popullsisë nga Eurostat, më në fund janë konfirmuar mbi 100 mijë shqiptarë.
Ky është një fakt që askush nuk e eviton dot më dhe as indiferenton dot në politika rajonale, shqiptarët e Preshevës janë faktor.

Shqiprim Arifi, një model i ri i politikanit, rritur e formuar në Gjermani; qeveris Komunën e Preshevës dhe kryeson Alternativen për Ndryshim prej dy mandatesh.
Një parti të re, të cilën e bëri fituese brenda pak vitesh, vetëm me frymën e re të mendësisë europiane.

Ndër të tjera më tha: “Nuk do te jem më as kryetar komune as kryetar partie. E kemi në statut që maksimumi dy mandate mund të kryesojmë. Por jam shumë i kënaqur që kemi bërë kaq shumë e arritëm të demaskojmë politikat e denigrimit dhe pasivizimit të adresave.

Por padyshim Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë!”

Presheva sfidon vuajtjet dhe kostot e të shkuarës, “tradhtitë politike”, farsat hipokrite të propagandës, me rezistencën e preshevarëve që nuk e lëshojnë tokën e vet, me bijtë e bijat e diasporës që kanë aty, mendjen dhe zemrën me investimet që bëjnë pa deftere llogarish.

Presheva një vend frymëzues ku tingëllon, një gjuhë shqipe e pastër dhe e bukur dhe ku xhamia e Ibrahim Pashës është ndërtuar nga Bushatllinjtë e Shkodrës.
Presheva jonë!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts