Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëRama: Do të japim 5000 lekë secilit pensionist në fundvit, nuk është...

Rama: Do të japim 5000 lekë secilit pensionist në fundvit, nuk është shumë, por do të buzëqeshin

-

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e stome një takim me gratë e vajzat e Kamzës ku ka folur për çështjet e buxhetit dhe mbështetjen për ata më në nevojë.

Rama tha se në fillim dhjetori do t’i jepet një tjetër suport financiar pensionistëve për muajin e fundit të vitit prej 50 mijë lekësh secilit.

Ai shtoi se do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë sepse ata nuk mund të përfitojnë nga situata e luftës dhe fitimet t’i mbajnë për vete.

Rama: Edhe pse buxheti është në kushte të vështira, në fillim dhjetori do t’i japim një tjetër suport financiar pensionistëve për muajin e fundit të vitit prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë, por është një shumë, të cilën ata e kanë pasur dhe të cilën do ta kenë përsëri këtë vit dhe që i lehtëson dhe iu jep një buzëqeshje të fund vitit.

Ndërkohë që, vitin e ardhshëm do të vazhdojmë të çojmë të ardhura për ta, duke vendosur një taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë sepse ndërkohë që kjo luftë ka qenë një fatkeqësi për të gjithë, ka qenë një fat i jashtëzakonshëm, i madh, i mirë për ata që prodhojnë energji sepse e shesin në mënyrë të paimagjinueshme, as vet ata nuk ditën e tyre më të bukur. Kështu që në rregull, por ata nuk mund ta marrin të gjithë fitimin për vete. Ne do ta marrim një pjesë të fitimit për tua dhënë drejtpërdrejtë atyre që janë më në nevojë për mbrojtje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts