Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëAfera me inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi paraqet fakte të reja

Afera me inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi paraqet fakte të reja

-

Monika Kryemadhi: Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, sot vetëm 7 koncensione arrin 60% të buxhetit të shtetit, dhe në fakt ajo që të bën përshtypje është morali dhe guximi që merr kryeministri duke tundur flamurin e ndershmërisë, por sa herë ka probleme për justifikim parash, kërcënon përmes SPAK dhe ofendon dhe bullizon opozitën.

Një nga gjërat kryesore që do vazhdoj të merrem është çështja e inceneratorëve. Po hyj direkt në temë, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.

 

Në gjithë këtë histori, ky incenerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts