Sunday, November 27, 2022
HomePolitikëMinistri Çuçi zbulon marrëveshjet me RMV: Do të hapet pika doganore me...

Ministri Çuçi zbulon marrëveshjet me RMV: Do të hapet pika doganore me një ndalesë!

-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i pranishëm në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha se mes dy vendeve do të firmosen marrëveshje që jetëson ngritjen e pikës doganore me një ndalesë në Qafë Thanë.

Ai po ashtu ai se marrëveshja e dytë parashikon heqjen e protokolleve për bashkëpunimin midis vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.

“Bashkë me kolegun tim Spasovksin kemi intensifikua bashkëpunimin jo vetëm në kuadër të instrumenteve rajonal, si “Open Balkan” dhe “Procesi i Berlinit” por edhe në një bashkëpunim bilateral. Fryt i këtij bashkëpunimi janë dhe dy dokumentet që kemi sjellë për të firmosur sot dhe që kanë të bëjnë me një intensifikim të punës së përbashkët në luftën kundër krimit dhe sigurinë e dy vendeve. Marrëveshja që do nënshkruajmë krijon një instrument ligjor të rëndësishëm në mënyrë që agjencitë ligjzbatuese të kenë komoditetin të bashkërendojnë punën e tyre në goditjen e krimit të organizuar. Kjo marrëveshje krijon mundësi që policitë e dy vendeve të bashkëpunojnë në mënyrë më efecientë për të goditur krimin dhe krimin e organizuar që nuk njeh nacionalitet. Pa pasur shumë protokolle ne shkëmbejmë informacione dhe krijojmë ekipe të përbashkëta për krimin e organizuar. Marrëveshja e dytë vjen si rezultat i jetësimit të marrëveshjes së vitit të kaluar që ka të bëjë hapjen e pikës kufitare me një ndalesë në Qafë Thanë. Është një model që e aplikojmë me Kosovën dhe Malin e Zi dhe krijon një lehtësim në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke jetësuar kështu vizionin e “Open Balkan” dhe “Procesit të Berlinit”, tha Çuçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts