Monday, December 5, 2022
HomePolitikëRezoluta për gjenocidin serb, deputeti i PD: Si po e detyron Vuçiç...

Rezoluta për gjenocidin serb, deputeti i PD: Si po e detyron Vuçiç Ramën që të bllokojë punimet në Kuvendin e Shqipërisë

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi kryeministrin Edi Rama se me urdhër të Vuçiç bllokon punime në Kuvend kur bëhet fjalë për Rezolutën për gjonocidinin serb në Kosovë.

Në një reagim Shehu theksoi se kërkesa e një grupi deputetësh të PD nuk po futet në rend dite për shkak të presionit të Vuçiçit.

REAGIMI I SHEHUT
Vucic detyron Ramen te bllokoje Kuvendin.
Deklarate nga Kuvendi.
Ne kundershtim te plote me rregulloren vazhdon te mos futet ne rend te dites kerkesa e nje grupi deputetesh te PD per Mocion me debat te finalizuar me Rezolute per Genocidin serb ne Kosove.
Kjo kerkese ne baze regullores duhet te diskutohej ne konferencen e kryetareve jo me larg se tre dite nga dorezimi.

Eshte dorezuar perseri me 1shtator, mbasi u bllokua sesionin e meparshem.
Me gjithe insistimin tone, premtimet e Kryetares se Kuvendit per korregjimin e kesaj shkelje te rende, asgje nuk ka ndodhur.
Vazhdon arbitrariteti, duke krijuar ne Kuvendin tone nje situate te pa precedente ne 30 vitet e demokracise.
Pa asnje dyshim ne themel te kesaj shkelje te rende qendrojne lidhjet Rama-Vuicic, frika per te vene gishtin mbi te vertetat e asaj periudhe tragjike, krimesh millosheviciane.
Qendron mungesa e vullnetit te kesaj maxhorance per te kerkuar se paku ate, qe eshte ne themel te stabilitetit e garancise se mos perseritjes te atyre aventurave, pranimin e pergjegjesive nga Serbia e kerkimin falje prej saj.
Fatkeqesisht kjo maxhorance edhe kete veprim demokratik perpiqet ta pengoje, duke shkelur te gjitha rregullat e parimet e parlamentarizmit.
Presioni i Vucicit, qe te tilla debate mos te ndodhin ne parlamentet e vendeve “mike”, sic duket eshte nje “tabu” e pa kalueshme per kete maxhorance, edhe me cmim neperkembjen e te drejtes universale e interesave kombetare e Rajonit per paqe e stabilitet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts