Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëBerisha paralajmëron lëvizjet e PD: Të ngremë komision hetimor parlamentar

Berisha paralajmëron lëvizjet e PD: Të ngremë komision hetimor parlamentar

-

Sali Berisha tha se PD duhet të reagojë në mënyrë të “rrufeshme” për të penguar Edi Ramën për të kaluar ligjin për marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat kreu i PD tha se Edi Rama po tenton që të kalojë në mënyrë të “rrufeshme” ligjin për marrëveshjen e Portit të Durrësit, dhe për ta ndaluar PD duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, çuarjen e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe protestat e vazhdueshme.

“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër. Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër. Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, dhe ne në mënyrë të rrufeshme duhet të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe duhet ta dërgojmë në gjykatën kushtetuese. Tjetër instrument që kemi në dorë, protesta e fuqishme kundër kësaj grabitje të fuqishme”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts