Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëRaporti i KLSH për dëmet në buxhet, Partia e Lirisë: Grabitje dhe...

Raporti i KLSH për dëmet në buxhet, Partia e Lirisë: Grabitje dhe korrupsion nga qeveria

-

Pas raportit të KLSH-së se qeveria i ka shkaktuar 1.1 mld euro dëm buxhetit të shtetit, reagoi edhe sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silvi Caka.

Sipas saj ky raport tregon qartë grabitjen dhe korrupsionin që ka kryer qeveria Rama.

Caka i bëri thirrje SPAK-ut dhe prokurorive të fillojnë menjëherë hetimet për këtë skandal.

Deklarata e plotë e Silva Cakajt

Kontrolli i Lartë i Shtetit i vë vulën korrupsionit dhe grabitjes së fondeve publike nga Qeveria e Edi Ramës.

Shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022.

Tashmë çdo gjë është provuar me dokumente dhe fakte nga KLSH-ja dhe përgjegjësia që bie mbi Qeverinë, është shumë e rëndë dhe e pakapërcyeshme.

Shkaqet kryesore të këtij dëmi kaq të madh ekonomik janë:

Së pari, mosrealizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe së dyti shkelje të rënda të disiplinës financiare, në administrimin e të ardhurave.

Në buletinin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

KLSH ka zbuluar shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në vlerën 47 miliardë lekë, ku tatim-taksat janë 45 miliardë, doganat 846 milionë dhe shit-blerje e dhënie me qira e pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë si rezultat i keqmenaxhimit të fondeve të programuara dhe realizimit të procedurave të prokurimit publik në shkelje të legjislacionit.

Qeveria që grabit 1 miliardë euro vetëm për 11 muaj, nuk ka para për të mbështetur studentët dhe rrogat e pedagogëve.

Një situatë e tillë imponon një veprim të shpejtë dhë shumë të rreptë nga ana e drejtësisë. SPAK dhe prokuroritë duhet të fillojnë hetimet e thelluara dhe të çojnë përpara drejtësisë shpërdoruesit e mbi 1 miliardë eurove nga taksat e shqiptarëve.

Çdo ditë që Edi Rama dhe Qeveria e tij qëndrojnë në pushtet do të thotë vetëm vjedhje dhe grabitje e gjakut dhe djersës së qytetarëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts