Sunday, December 8, 2024
HomeAktualitetMjeti i tyre u mor nga rrjedha e përroit, Kuvendi mban një...

Mjeti i tyre u mor nga rrjedha e përroit, Kuvendi mban një minutë heshtje për babë e bir që u mbytën në Bogë

-

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për babë e bir që humbën jetën para 4 ditësh në Bogë, ku makina e tyre u mor nga rrjedha e përroit. Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe djali i tij i mitur 13 vjeçar, u gjetën pas 16 orësh kërkime. Ishte pikërisht deputeti i PD-së, Ramadan Lika ai që kërkoi që deputetët të mbanin një minutë heshtje.

“Kërkoj 1 minutë heshtje për babë e bir për atë ngjarje të rëndë që ndodhi para 4 ditë.”, tha deputeti i PD.

Ndërkohë, kërkesës iu bashkua dhe Taulant Balla.
“Edhe ne i bashkohemi ngushëllime për familjen Rrushaj. Duhet të diskutojmë ku të jenë të pranishëm të gjithë deputetët dhe të mbajmë një minutë heshtje.”, tha Balla

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts