Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.
Sipas të njëjtave informacione, kokaina, e fshehur në thasë u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi sot.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, në atë operacion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.