Monday, December 5, 2022
HomePolitikëDitën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Begaj: Plagë e rëndë e shoqërisë,...

Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Begaj: Plagë e rëndë e shoqërisë, ta ndëshkojmë!

-

 

Presidenti i vendit, Bajram Begaj përmes Facebook shkruan se në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe.

Duke përkujtuar Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Begaj shkruan se çdo institucion shtetëror dhe mekanizma përgjegjës duhet të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato.

Ai shton se secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë.

Begaj: Në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe që mban peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe përparimin e shoqërisë në tërësi.  Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut. Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ndërsa bota shënon “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” vlen të përmendet se dhuna është pengesë për sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë.

Na takon ne si shoqëri, çdo institucioni shtetëror dhe mekanizmi përgjegjës të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato. Secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts