Friday, April 19, 2024
HomePolitikëMeta konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit: Është muaji i demokracisë...

Meta konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit: Është muaji i demokracisë dhe i Europës

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit. Pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve, Meta deklaroi se dhjetori është për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës muaji i demokracisë dhe i Europës.

“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts