Sunday, October 13, 2024
HomePolitikëProtestë-Homazh për degët e ‘vdekura’ para Ministrisë së Arsimit, studentët: Mbi 71%...

Protestë-Homazh për degët e ‘vdekura’ para Ministrisë së Arsimit, studentët: Mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen

-

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit për degët që rrezikojnë të mbyllen.

Në këtë protestë studentët kanë theksuar se autoritetet duhet të reflektojnë për politikat e gabuara të ndjekura deri më tani.

Po ashtu studentët dhe qëndresa qytetare, kanë kërkuar më shumë transparencë në lidhje me shifrat dhe politikat e ndjekura deri më tani.

“Katër vite shumë degë rrezikonin të mbylleshin për shkak të vendimmarrjeve të gabuara. Kambana jonë e alarmit para katër vitesh u injorua dhe në disa raste u sulmuam. Sot jemi futur në një rrugë pa kthim. Të gjithëve besoj u kujtohet shpallja e programeve universitare të studimit. Askush nga autoritete nuk del të tregojë rezultatet e sondazhit kombëtar të studentëve. Kjo sepse as këtë herë nuk ia ka dalë të punojë për studentët. Katër nga 35 programet janë mbyllur. Kjo tregon dështimin e politikave të ndërmarra nga politika e arsimit. Studentët orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit. Nuk kanë kaluar 24 orë nga deklaratat atdhetare, ndërkohë që dega e matematikës sot po mbyllet. Durrësit është duke iu mbyllur dega e hoteleri turizmit. Askush nuk shqetësohet për fizikën. Indiferenca , keqqeverisja dhe lënia në harresa e degëve të arsimit”, tha një nga protestuesit.

 

Pjesë nga deklarata e Qëndresës Qytetare:

 

Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.

Nepermjet vendimarjeve politike te cilat sistematikisht jane marre pa analize, sot nuk ka asnje tregues qe keto vendimmarrje te kene permiresuar arsimin perkundrazi ato kane penalizuar te rinjte shqiptar.

Sot duket se jemi futur ne rruge pa kthim, vazhdojne akoma vendimmarrjet politike te pa analizuara dhe vetem per te mbyllur gropat qe vete politika hap mbi sitemin arsimor.
Besoj se te gjitheve ju kujtohet shpallja dhe trumpetimi i Programeve Prioritare te Studimit,
35 Programe te cilat tashme jane braktisur nga studentet do ti ofronin atyre nje burse mujore ne vleren e pages minimale, u shpreh Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Pse nuk del askush nga autoritet te na tregoje cili eshte rezultati i kesaj politike, perse kjo ministri nuk prodhon asnje statistike, pse nuk dalin rezutlatet e Sondazhit të Studentëtve?
Eshte shume e thjeshte sepse as kete here nuk ja ka dale te marre vendim ne favor te bashkeqytetareve, theksoi Tabaku.

Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh.

Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts