Bardh Spahija ka pritur ne nje takim diten e sotme përfaqësuesit e këshillit komunal të Podujevës. Lajmin e ka bere te ditur vete kryetari i bashkise i cili ne nje postim ne rrjetin social ”Facebook” shkruan:
Kënaqësi të prisnim në Shkodër përfaqësuesit e këshillit komunal të Podujevës.
Bashkëpunimi me komunat e Kosovës për mua personalisht dhe institucionin e Bashkisë Shkodër mbetet i një rëndësie të veçantë. Kemi shumë të përbashkëta dhe si një komb i ndarë në dy shtete, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të intensifikojmë këto bashkëpunime në fushën e turizmit, kulturës, sportit, ekonomisë etj.
Shqipëria dhe Kosova janë një dhe vetëm duke ecur së bashku do ta kenë më të lehtë të përparojnë drejt rrugës së nisur për anëtarësim me të drejta të plota në BE .