Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ministri sqaron se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se Ambasadorja Yuri Kim ka nisur detyrën në vendin tonë në janar të vitit 2020, ndërsa mandati i ambasadorëve të SHBA është 3 vjeçar.