Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëTensione në veri të Kosovës, Ilir Meta: Përgjegjës Beogradi, duhet dialog mes...

Tensione në veri të Kosovës, Ilir Meta: Përgjegjës Beogradi, duhet dialog mes vendeve

-

 

Tensionet në veri të Kosovës sipas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkaktohen nga politikat e Beogradit. Për të kjo zgjidhet vetëm nëse dy vendet ulen për dialog mes tyre.

”Është e qartë se burimi i tensioneve vjen nga politika e vjetër hegjemoniste dhe provokative e Beogradit në interes të Rusisë dhe ne kemi mbështetur dhe mbështesim institucionet legjitime të Kosovës.

Mbështesim fuqimisht KFOR dhe institucionet ndërkombëtare atje dhe apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë, jo vetëm të normalizimit të situatës atje, në interes të qytetarëve, por edhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me qëllimin final njohjen reciproke dhe përshpejtimin e integrimit europian jo vetëm të këtyre dy vendeve, por të gjithë rajonit tonë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts