Thursday, February 9, 2023
HomeAktualitetReshje shiu dhe bore, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, pajisuni me...

Reshje shiu dhe bore, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes për shkak të reshje të shiut si edhe dëborës që ka përfshirë rajonin verior.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.

Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.

 

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts