Sunday, January 29, 2023
HomeAktualitetPuna e Policisë në një javë, 16 operacione policore dhe 135 në...

Puna e Policisë në një javë, 16 operacione policore dhe 135 në pranga

-

Gjatë kësaj jave janë finalizuar 16 operacione policore, janë vënë në pranga 135 shtetas dhe janë kapur 6 persona në kërkim, autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale. Policia e Shtetit dha kontributin e saj, krah për krah me partnerët, për finalizimin e megaoperacionit ndërkombëtar “Shield”, të koordinuar nga Europol, me fokus goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

-Gjatë periudhës prill-tetor, 2022, Policia e Shtetit finalizoi 6 faza të këtij megaoperacioni, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 14 shtetas dhe u sekuestruan medikamente me vlerë mbi 100 000 euro. Në fushën e narkotikëve, në të gjithë vendin janë goditur 42 raste, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 85 kg lëndë narkotike kanabis dhe të dhjetërave dozave drogash të forta.

Finalizimi i operacionit “Hamil”, në Fier, solli vënien në pranga të pronarit dhe pasagjerit të një automjeti “Audi Q7”, me të cilin transportoheshin 3 thasë me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 85 kg. Në Durrës dhe në Lezhë u goditën raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në doza. Për këtë veprimtari penale u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan dhjetëra doza lëndësh narkotike.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 25 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 5 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të forta. Si rezultat i operacioneve “Flagranca” dhe “Muzgu”, në Krujë dhe në Lezhë, u vunë në pranga 2 shtetas të cilët mbanin pa leje, 2 armë zjarri pistoleta.

Në kuadër të operacionit “Lusen”, të zhvilluar në Kukës, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje dhe u sekuestrua një armë zjarri që mbahej pa leje, në banesën e kësaj familjeje. Në Lezhë, si rezultat i operacionit “Fundviti” u identifikuan dhe u vunë në pranga, 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë, për shkak të detyrës, të një punonjësi të OSHEE.

Në të gjithë vendin janë goditur 31 raste në fushën e krimeve ekonomike, 24 raste vjedhjesh dhe 6 raste të organizimin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në Kakavije dhe në Port Durrës, u finalizuan operacionet “Vigjilje” dhe “Artikujt”, për goditjen e kontrabandës, si rezultat i të cilëve u vunë në pranga 1 doganier dhe 2 shtetas që transportonin mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Nga DVP Tiranë u finalizuan operacionet “Falsifikimi” dhe “Saga”, të cilat rezultuan me vënien në pranga të 3 shtetasve të cilët kishin përshtatur një ambient për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, dhe të 2 shtetasve të tjerë që u vidhnin sendet personale, qytetarëve, duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika).

Nga DVP Elbasan u finalizua operacioni “Shuma” që rezultoi me vënien në pranga të një 26-vjeçari, pasi kanosi me armë zjarri, një shtetas tjetër, për dhënien e 3000 eurove.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 6 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 581 leje drejtimi, nga të cilat: 472 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 42 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

• Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

-Policia Kufitare vijon kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 24 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 rast i “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 1 rast i “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts