Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëSulmi kibernetik ndaj bankave/ A janë të sigurta paratë e shqiptarëve?! Ministri...

Sulmi kibernetik ndaj bankave/ A janë të sigurta paratë e shqiptarëve?! Ministri Peleshi: Askush nuk ka garanci 100%

-

 

Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet nëse janë të sigurta paratë e shqiptarë, por ai tha se lufta kibernetike nuk mund të fitohet pasi është një luftë e vazhdueshme.

Sipas Peleshit nuk ka asnjë mur që të mbron 100%.

Jam anëtar i kabinetit dhe anëtar i kabinetet për mbrojtjen kibernetike. Dihet botërisht se nuk ka siguri 100%. Askush nuk e ka këtë garanci. Nuk ka mur 100% të sigurtë. E keqja vejnë edhe për mirë. Kemi rritur investimin dhe vigjilencën për mbrojtjen. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në sektorin privat. Ata kanë sukses edhe për shkak të mungesës së vëmendjes së njerëzve. Çfarë të hapim dhe çfarë jo. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me parterët ndërkombëtarë, NATO-n, SHBA-në. Janë grupe e reagimit të shpejtë në rast sulmesh. Janë të gjithë të sfiduar nga këto sulme por nuk jemi vetëm. Jemi në mes të NATO-s, kemi në krah partnerë të fortë si SHBA. Edhe gjatë sulmit të parë i kemi pasur afër. Dhe planet e ardhshme janë me këtë partneritet. Nuk fitohet lufta njëherë e mirë, por kjo është një luftë që vijon”, tha Peleshi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts