Friday, April 19, 2024
HomePolitikëSituata në veri/ “Ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë”, Xhaçka për...

Situata në veri/ “Ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë”, Xhaçka për tensionet: Shqiptarët dhe serbët ‘të dënuar’ për të gjetur një zgjidhje

-

 

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka me anë të një reagimi në Twitter ka deklaruar se ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë dhe as ushtria kosovare nuk do hyjë në një konflikt të armatosur .

Ajo shtoi se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

 

 

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë mjerisht”, shkroi ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts