Në Shqipëri nuk ka dyshime për qarkullimin e nënvarianteve të reja të Omicron. Konfirmimi vjen nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët thonë se situata është nën kontroll.
“Parashikohet që të kemi rritje të lehtë në ditët në vijim, por jo në formë vale”. Niveli i lartë i imunizimit të popullatës përmes vaksinimit dhe kalimit të sëmundjes i bën ekspertët e shëndetësisë të besojnë se nuk ka vend për panik.
Në kushtet kur pandemia ende nuk ka mbaruar specialistët thonë se vaksinimi nuk duhet ndaluar. Ata rekomandojnë kryerjen e dozave përforcuese veçanërisht për grupet e riskut.