Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëVuçiç: KFOR-i i ktheu përgjigj negative kërkesës tonë për kthimin e ushtrisë...

Vuçiç: KFOR-i i ktheu përgjigj negative kërkesës tonë për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë

-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se KFOR-i iu përgjigj negativisht kërkesës sonë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shtoi se KFOR “aksidentalisht” e dhanë përgjigjen negative në ditën e Krishtlindjes Ortodokse.

“Të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje, mendoj se diku e kam shpallur, mendoj se e kanë thënë në letrën e tyre të përpiluar me kujdes, dërguar Qeverisë së Serbisë për kërkesën e saj dhe pastaj përmes kabinetit ushtarak jam prezantuar edhe unë. Ata u përgjigjën sigurisht se konsiderojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Ushtrisë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa iu referuan Rezolutës 1244”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet OKB-së që t’i kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë.

Ai tha se nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave janë tërhequr nga Kosova në verë të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Që atëherë, në Kosovë është vendosur misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili aktualisht ka rreth 3.600 trupa.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts