Kreu i FSHF-së, Armand Duka vendosi të marrë përsipër një “bast” të guximshëm duke i besuar stolin kuqezi një tekniku brazilian si Sylvinho, një ish-lojtar i njohur, por një trajner pa shumë eksperiencë, teksa ka drejtuar vetëm dy ekipe si trajneri i parë, Corinthias dhe Lyon, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në krah të Tites si asistent te Brazili. Këtë të hënë nis zyrtarisht era Sylvinho në stolin e Kombëtares teksa Duka prezanton stafin e ri.
Mirënjohje dhe respekt edhe për punën e bërë nga Edy Reja, i cili në tre vite e gjysmë në krye të Kombëtares afroi shumë lojtarë të rinj, arriti edhe disa shifra të rëndësishme, por në fund edhe Reja-n e dënuan numrat.
Pikërisht në ditën e prezantimit të trajnerit të ri dhe stafit të ri, ka vend edhe për një lamtumirë mirënjohëse për një trajner me emër të madh si Edy Reja. Me respekt të për të shkuarën dhe me sytë nga e ardhmja, Duka dhe Sylvinho janë të qartë për objektivat, kualifikimi për në “Euro2024” është një kusht i panegociuar, i përfshirë edhe në kontratën e trajnerit të ri.