Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten -1-6 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 7-9°C në veri, 13-15°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.