Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëTërhiqet Alibeaj, kërkon pushimin e çështjes për statutin e PD-së

Tërhiqet Alibeaj, kërkon pushimin e çështjes për statutin e PD-së

-

Grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike është tërhequr nga padia për bashkimin e dy Kuvendeve në PD (17 korrikut dhe 18 dhjetorit).

Por nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka folur nga Gjykata e Apelit dhe ka kërkuar që vendimi për vulën e PD-së të jepet para zgjedhjeve të 14 majit.

Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje.

Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyres procedurale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti. Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje thjesht pengon gjykimin e çëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit, që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje, ne kemi paraqitur një kerkese për përshpejtim që më 31 maj.

Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve. Pa dashur të paragjykoj vendimin që do të marrin gjykatësit, nuk mund të rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë është e çuditshme, në mos e qëllimshme zvarritja pa arsye të qartë e vendimit”, tha Sefa.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts