Tuesday, January 31, 2023
HomeAktualitetSi do jetë moti në Shqipëri dhe Kosovë, parashikimi për diten e...

Si do jetë moti në Shqipëri dhe Kosovë, parashikimi për diten e sotme

-

Shqipëria me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore. Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike. Situata e paqëndrueshme atmosferike mbetet prezente edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në zona të thella malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojnë me tej vranësirat duke gjeneruar reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar deri të lartë në zona të veçanta, kryesisht në jugperëndim të Kosovës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts