Friday, April 26, 2024
HomePolitikë”Ne pastruam sistemin e drejtësisë”, Rama: Shumë vende të unionit sot nuk...

”Ne pastruam sistemin e drejtësisë”, Rama: Shumë vende të unionit sot nuk do anëtarësoheshin në BE

-

 

Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit në Zvicër, kryeministri Edi Rama foli për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili sipas tij në ditët e sotme ka ndryshuar rrënjësisht dhe në një farë mënyrë është bërë i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që e shohin BE si të vetmen rrugë.

“Nga Shqipëria dhe rajoni ka pasur shumë lajme të mira, por nuk kanë qenë të dukshme për Parlamentin Europian. Ne na u kërkua dhe morëm mbështetje për të bërë këtë pastrim të gjykatësve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Ne i hymë kësaj me besim të plotë dhe krenari se po bënim diçka që “Zotat” tanë europianë na e kërkonin dhe dëshironin. Pastrimi ishte aq radikal sa mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjykatës u larguan se nuk justifikuan dot pasurinë.

Ne menduam se Bashkimit Europian do t’i pëlqente kjo gjë, por ata thanë ‘mirë, por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”. Ne operuam pacientin me sukses, e kuruam, por BE e kërkonte që të vraponte sepse kishte zgjedhje. Dhe përpara se të bënin këto zgjedhje nuk mund të na jepnin dritën jeshile.

Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha mes të tjerash kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts