Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëKushi: 13 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk do të bëjnë mësim...

Kushi: 13 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk do të bëjnë mësim të hënën për shkak të dëborës

-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se në disa shkollë në qarkun e Shkodrës nuk do të zhvillohet mësim ditën e hënë, 23 janar 2023.

Kështu, Kushi bën me dije se bëhet fjalë për 13 shkolla në total, të cilat do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të dëborës.

Kushi: Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts