Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetDeputetja e PD çon pr.ligjin në Kuvend, Zhupa: Burg deri në pesë...

Deputetja e PD çon pr.ligjin në Kuvend, Zhupa: Burg deri në pesë vjet kush godet gazetarët

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal për të sanksionuar dënime më të rënda për personat që kanosin dhe godasin gazetarët kur ata janë në krye të detyrës.

Sipas këtij propozimi, në nenin 237 të Kodit Penal, “Goditjet per shkak te detyres”, thuhet se kur kjo ndodh ndaj një gazetari, dënimi për autorin duhet të jetë deri në pesë vite burgim.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në tekstin e projektligjit.

Rritje e dënimit parashikohet edhe për kanosjen për shkak të detyrës për gazetarët. “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.

 

Sipas deputetes demokrate “problematika e lirisë së mediave në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Vitet e fundit ka pasur mjaft gazetarë që janë larguar në vendet perëndimore duke kërkuar atje azil, sikundër nuk kanë munguar as rastet e dhunës, presioneve dhe kanosjeve për shkak të detyrës të kryer ndaj gazetarëve. Në kushtet kur legjislacioni penal aktual nuk ka parashikuar për gazetaret dhe punonjësit e mediave asnjë lloj mbrojtje tjetër nga ajo e qytetareve të zakonshëm të vendit, si dhe në kushtet kur rastet e presioneve, kanosjes apo dhunës fizike ndaj gazetarëve për shkak të detyrës janë shtuar ndjeshëm, jemi të bindur se kjo nismë vjen në kohë. Nëpërmjet kësaj nisme, nuk po kërkohet asgjë më tepër sesa të barazohet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve të medias, me atë të mjekëve apo punonjësve të policisë”.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts