Wednesday, April 17, 2024
HomeAktualitetA do të marrë fonde për fushatën Partia Demokratike, ja si përgjigjet...

A do të marrë fonde për fushatën Partia Demokratike, ja si përgjigjet Celibashi

-

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët u pyet nëse Partia Demokratike do të marrë fonde për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, apo jo. Ai u shpreh se do të respektohet neni 180 i kodit zgjedhor për përcaktimin e zgjedhjeve që do të merren ne referim, për të përcaktuar se cilat parti do te marrin fonde, duke nënkuptuar se PD do të mund të përfitojë fondin.

Lidhur me atë nëse PD do të përfitojë fond, në fakt është vendim që do duhet ta marr dhe për të respektuar institucionin s’po e bëj publik vendimin.

Parimi është që merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, ato të 2019, e dimë që PD nuk mori zgjedhje, por neni 180 ka përcaktuar që në referim do merren zgjedhjet sipas rastit, respektivisht të 2015 dhe 2017.

 

 

Do të respektohet neni 180 i Kodit Zgjedhor për përcaktimin e zgjedhjeve që do të merren ne referim për të përcaktuar se cilat parti do të marrin fonde”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts