Qeveria do të prodhojë vetë pasaportat dhe kartat ID. Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve u njihet kjo e drejtë në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.
Vendimi vjen pas përfundimit të kontratës koncensionare me kompaninë “Aleat”.
VENDIM PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE PËR PRODHIMIN DHE SHPËRNDARJEN E DOKUMENTEVE BIOMETRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 % shtetëror, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve u njihet kjo e drejtë në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.
- Emri i shoqërisë aksionare përcaktohet në aktin e themelimit dhe statutin e saj.
- Me poshte VKM saktëson kushtet e tjera për krijimin e kësaj shoqerie