Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetSot largohen vagonët e fundit nga zonat e tragjedisë në Larisa, universiteti...

Sot largohen vagonët e fundit nga zonat e tragjedisë në Larisa, universiteti i Selanikut: Jeta jonë ngriu në sekondën e aksidentit

-

Sot largohen dhe vagonët e fundit nga zona e tragjedisë që shkaktoi 57 viktima. Deri tani janë identifikuar 54 trupa, mjekët ligjorë deklaruan se bëjnë ç’është e mundur për të përfunduar sa më shpejt procesin. Në zona të ndryshme të Greqisë janë kryer ceremonitë e para mortore, ndër të cilët edhe vajza e prindërve shqiptarë Efigjenia Micka.

Universiteti i Selanikut numëron 10 studentë mes viktimave. Rektori i universitetit Aristotelis të Selanikut NIKOS Papajoanu ka shprehur dhimbjen e thellë në një postim, ku veç të tjerave ka shkruar se “jeta jonë ngriu sekondën e aksidentit. Familja jonë u varfërua tepër, ne do të qëndrojmë në çdo mënyrë pranë familjeve të fëmijëve tanë”.

Në spital kurohen 20 të lënduar në aksident, 5 nga të cilët në gjendje të rëndë. Sot do të dëshmojë në gjykatë përgjegjësi i stacionit të trenit, i cili sipas dëshmive të fundit ishte lajmëruar 17 minuta më parë për ardhjen e trenit të mallrave.

Një sërë akuzash ngrihen nga sindikatat e punëtorëve të sektorëve të ndryshme të hekurudhës greke për sistemin e sigurisë. Sipas organizatës së mekanikëve shoferë, Organizata e Hekurudhave Greke nuk pranonte asnjë diskutim në lidhje me rrjetin e sigurisë nga 2020, duke u përgjigjur me padi sapo dikush guxonte të ngrinte zërin.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts