Friday, April 19, 2024
HomePolitikëVizita 3 ditore e Ramës në Londër, zbardhet axhenda...

Vizita 3 ditore e Ramës në Londër, zbardhet axhenda…

-

 

Kryeministri Edi Rama do të fluturojë drejt Londrës për të nisur një vizitë zyrtare, kjo për tre ditore. Ai do të pritet për herë të parë në një takim nga homogolu britanik Rishi Sunak, ku do diskutohet mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare.

Deklaratat e Sekretares së Brendshme së Britanisë së Madhe, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, janë konsideruar si diskriminuese nga Rama dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

Me kryeministrin Sunak, Rama do të takohet të enjten dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp. Pjesë e delegacionit do të jetë dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Po ashtu Rama do të pritet edhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, do të jetë i ftuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts