Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikë‘’Boll eksperimetit nga një krah prej 31 vitesh/Peshëngritësi Fauk Kalleshi: Koha të...

‘’Boll eksperimetit nga një krah prej 31 vitesh/Peshëngritësi Fauk Kalleshi: Koha të ndryshojmë, Benet Beci i duhuri që Shkodra të ec drejt zhvillimit të shpejtë bashkëkohor !

-

Peshengritesi shkodra Fauk Kalleshi permes nje psotimi ne ”Facebook” shpreh mbeshtejen e tij per kandidatin per kryeatr bashkie Shkoder, Benet Beci.

Ai shkruan se pas 31 vitesh eksperiment me nje krah politik ka ardhur momenti qe Shkodra te ndryshoje dhe se Beci eshte zgjedhja e duhur qe Shkodra te kape shpejt ritmet me te larta te ecurisë përpara ne shkalle vendi, drejt zhvillimit te shpejte bashkëkohor !

Qytetaret e Shkodres nuk duhet te hezitojnë qe te votojnë ne shumice për Benet Becin me 14 maj, për ti dhëne kështu fund tranzicionit ne Shkodër ! – shkruan Kalleshi

Postimi i plote

Prej vitesh jetoj ne Tirane, por si te gjithë Shkodranet, mendjen, zemrën e shpirtin i kemi ne Shkodër, Shkodren tone qe na lindi, ne rriti, na edukoi dhe na dhe emër deri ne Evrope e Bote! Prandaj, si pensionist qe jam se bashku edhe me bashkëshorten time, Liljanen, me na kalua 10 dite pa ardhe ne Shkodër, na duket se kemi humbur diçka shume te çmuar! Dihet, shkodranet nga do te qe te shkojnë ne mbare boten, kur vjen puna për Shkodren nuk te falin për dashnine ndaj saj!
E unë ka kohe qe mendoj se ky qyteti ynë kaq i dashur, duhet te behet me i bukur, me i ndritshëm dhe te mbaj gjithnjë me krenari atë kurorën e lavdisë kombëtare siç i mbajnë sportistet rekordmen medaljet e arta! Dhe për ta arritur ketë, duhet te ndryshojmë, se e kemi lënë Shkodren ne te njëjtin ujë partiak prej 31 viteve! Jo ka ardhe koha, por jemi vone, kemi lënë te kaloje shume kohe pa ndryshuar ! Prandaj kemi rastin qe me 14 maj ta fitojmë kohen e humbur te ndryshimit, duke votuar një djalë te shkëlqyer shkodran për kyebashiak, siç është Benet Beci ! Shkodra e meriton ketë djalë ta ketë ne krye te punëve, ne krye te përgjegjësive, ne krye te projekteve qe e bajne Shkodren te ecin shpejt perpara ne ekonomi, ne biznes, ne turizëm, ne kulture dhe ne sport ! Boll kemi eksperimentua nga një krah tash 31 vjet, bashkëqytetarë e miq te nderuem i kemi dhe ata qe e kane drejtuar Shkodran, por ky qytet ka edhe te tjerë te nderem, te respektuam dhe me shume energji e largpamësi, për ti prire drejte e shpejt përparimit te Shkodres ! Dhe Benet Beci është njeri prej tyre, i cili ka treguar se din te punoje mire, bukur e shpejt si e don koha ! E ka provuar veten Benet Beci edhe me qeveritë e Partisë Demokratike, edhe me ato te Partisë Socialiste, dhe ia ka dale mban me sukses ! Prandaj qytetaret e Shkodres nuk duhet te hezitojnë qe te votojnë ne shumice për Benet Becin me 14 maj, për ti dhëne kështu fund tranzicionit ne Shkodër ! Shkodra duhet ti kapin shpejt ritmet me te larta te ecurisë përpara ne shkalle vendi, drejte zhvillimit te shpejte bashkëkohor ! Ne shkodranet nuk duhet te jemi te kënaqur duke u krahasuar me Tiranen, jo, ne duhet ta tejkalojmë Tiranen sa i përket modernizimit e zhvillimit, dhe kjo mundet te arrihet nëse ne ndryshojmë dhe zgjedhim ne krye te Bashkise njerëz si Benet Beci me vlera te larta qytetare dhe intelektuale, i sprovuar kudo ku ka punuar gjate gjithë këtyre viteve se din te arrije vetëm suksese !
Faruk Kalleshi
“Nderi i Kombit”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts