Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëKryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron homologun grek Tasoulas për Festën e...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron homologun grek Tasoulas për Festën e Pavarësisë

-

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur Festën e Pavarësisë së Greqisë. Në një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas, Kryetarja Nikolla shkruan:

Pas Pavarësisë, Greqia u zhvillua si një shtet demokratik e modern, sot anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë lidhjet e forta historike e njerëzore, fqinjësia e mirë, partneriteti e marrëdhëniet e shkëlqyera politike, investimet dhe bashkëpunimi i gjerë e intensiv ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor; bashkëpunimi në forumet e organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale, për mbrojtjen e sigurisë e të paqes.
Greqia ka mirënjohjen tonë për mbështetjen e vendosur të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor; integrimin e emigrantëve shqiptarë në ekonominë, sistemin e mirëqenies dhe shoqërinë greke; nxitjen e kontributit të tyre dhe të minoritetit grek në Shqipëri si ura miqësie mes dy vendeve.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Greqisë do të vijojnë të nxisin e mbështesin fuqimisht bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe mes njerëzve tanë.
Gëzuar Festën e Pavarësisë!”, shkruan Nikolla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts