Friday, April 26, 2024
HomeAktualitet“Pandemia duket kujtim i së shkuarës”, presidenti Begaj uron bluzat e bardha

“Pandemia duket kujtim i së shkuarës”, presidenti Begaj uron bluzat e bardha

-

Presidenti Bajram Begaj ka uruar bluzat e bardha në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjekut.

Në një reagim në ‘Facebook’ Begaj vlerësoi kontributin e mjekëve në shërbim të qytetarëve, duke sjellë në vëmendje dhe pandeminë e COVID-19.

MESAZHI I BEGAJT
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.
Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.
Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.
Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts