Sunday, June 4, 2023
HomePolitikëBalla: Propozimi i tyre bën sens, jemi të hapur për diskutim

Balla: Propozimi i tyre bën sens, jemi të hapur për diskutim

-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët deklaroi se socialistët janë të hapur për të diskutuar me opozitën për ligjin për ‘Dosjet’.

Ai tha se janë në prag të përmbylljes së një marrëveshje mes palëve për të arritur të një ligj i gjithëpranuar.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,800FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts