Thursday, June 13, 2024
HomePolitikëReagon Bardhi: Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në

Reagon Bardhi: Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në

-

Pakt të fshehur me Berishën? Gazment Bardhi thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se me Berishën nuk e lidh asgjë dhe nuk ka patur kurrë pakte të fshehura, duke iu përgjigjur kështu disa akuzave. Bardhi shkruan se të gjitha këto teza janë qesharake dhe intriga të vogla.

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.

Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!

Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts