Friday, April 26, 2024
HomePolitikëNis gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Jemi të pafajshëm, s’pajtohemi...

Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Jemi të pafajshëm, s’pajtohemi me akuzat

-

Ditën e sotme në Gjykatën e Hagës ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Ndërkohë që zhvillohet senaca, në ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale shqiptarët e diasporës janë mbledhur në protestë, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Ish-krerët akuzohen për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale për këto krime.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts