Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi ditën e sotme se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme. Mes të tjerash, Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.
“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”,- u shpreh Celibashi.