Shtyhet shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit
Shorti pritej të hidhej për përcaktimin e kandidatëve për 11 bashki, konkretisht për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë, Shkodër.
Në fakt ky short ka një rëndësi të veçantë, pasi në bazë të numrit që do të përcaktohet për kandidatët, do t’u bëhet thirrje qytetarëve për t’i votuar këta të fundit.