Saturday, October 5, 2024
HomePolitikë“Duhet t’i mbijetojmë luftës më të egër që ka nisur në mbarë...

“Duhet t’i mbijetojmë luftës më të egër që ka nisur në mbarë Europën”

-

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Elbasan foli për një fenomen problematik që lidhet me mungesën e krahun të punës.

Ai tha se biznesi i madh do e pësojë nëse nuk rishikojnë pagat e punonjësve të tyre.

“Do ishte e pamundur rritja e pagave disa vite më parë. Asnjë prej jush nuk çohet dot dhe thotë; e kam imagjinuar se kur ra tërmeti ne pas 3 vitesh do e kemi pagën mesatare 900 euro. Kjo do të thotë se u rritën mundësitë. Shqipëria është në nivel tjetër perceptimi të botës për ne, që ka ndryshuar 100%.
Duhet t’i mbijetojmë luftës më të egër, që ka nisur në mbarë Europën. Që është lufta për krahun e punës. Gjermania ka këtë problem. Italia po ashtu, ka hapur dyert për punëtorë. Spanjës i mungojnë 14 mijë mjekë. Italisë po ashtu. Është spostim i madh i marrjes së njerëzve. Ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë duhet të kuptojmë se krahu i lirë i punës nuk është më avantazh, por është e tejkaluar. Nëse biznesi i madh nuk do përgatitet, do e pësojë.”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts