Wednesday, May 31, 2023
HomePolitikëPresidenti kroat në krah të Begat: Marrëdhëniet dypalëshe përmes linjës ajrore e...

Presidenti kroat në krah të Begat: Marrëdhëniet dypalëshe përmes linjës ajrore e detare

-

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç, pas një takimi dypalësh.

Kreu i shtetit kroat tha se Shqipëria e meriton të anëtarësohet në BE dhe se procesi duhet të ishte mbyllur më herë, ose negociatat të ishin në fund.

Mes të tjerash ai theksoi se Kroacia do e ndihmojë vendin për t’u bërë pjesë e BE dhe do të shihet mundësia për të lidhur Shqipërinë me Evropën përmes linjave direkt ajrore e detare.

“Duam të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për BE, por kemi synim konkret duhet që të ishte në një fazë më të avancuar të integrimit, duhet të ishte në fund të negociatave. Lidhet me paragjykime, pasi të gjithë argumentet flasin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishte në BE. Sikur ne të pyeteshim do ndryshonte. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, krijimin e linjave direkt ajrore dhe direkte, kam tentuar të afirmoj idenë që dhe pala kroate të bëjë shumë.

 

 

Duam të lidhim Shqipërinë me Evropën, porti i Plloçës me të Durrësit dhe pjesa më e madhe e mallrave që hyjnë dhe dalin, kalojnë përmes Barit. Të tentojmë që të vijnë dhe në Kroaci, nuk do jetë e lehtë por nëse shohim nga Lindja e mesme. Nuk do humb asnjë rast se sa e rëndësishme është Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE, thjesht janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Siç duket kjo në Evropën Perëndimore është bërë problem”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,792FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts