Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetHyn në fuqi harta e re gjyqësore, shkrihen 9 gjykata dhe prokurori

Hyn në fuqi harta e re gjyqësore, shkrihen 9 gjykata dhe prokurori

-

Sot hyn në fuqi vendimi për shkrirjen e nëntë gjykatave dhe prokurorive të shkallës së parë në rrethe si pasojë e fazës së dytë të zbatimit të hartës së re gjyqësore. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.

Ndërkohë, KLP ka transferuar disa prokurorë. Mësohet se Abaz Muça dhe Alma Bramo janë transferuar në Dibër, ndërsa në Fier janë dërguar Merita Selimi, Denis Hyka, Arben Dyla dhe Artan Hazbiu.

Ndër të tjera mësohet se Silvana Pani dhe Asllan Bajramaj, transferohen në Gjirokastër, Gëzim Çoba, Mediana Meta dhe Durim Bedini transferohen në Durrës. KLP ka transferuar në Vlorë prokurorin Eljon Mustafaj dhe në Elbasan, Neritan Hoxhaj.

SHKRIRJET
Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë së bashku me to shkrihen edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore, që ka sjellë dërgimin e trupave gjyqësore dhe përfaqësuesve të akuzës në institucionet e reja të drejtësisë. Konkretisht Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës zhvendoset në Kukës, e Matit në Dibër, e Kurbinit në Lezhë, e Pukës në Shkodër, e Krujës në Tiranë, Kavaja i bashkangjitet Gjykatës së Durrësit. Gjykimet dhe hetimet e çështjeve të Lushnjës kalojnë në Fier, të Përmetit transferohen në Gjirokastër dhe dosjet gjyqësore dhe hetimore penale dhe civile nga Pogradeci në Korçë.

Në çdo prokurori dhe gjykatë të mbyllur do të mbahen hapur sportelet për të depozituar paditë që sidoqoftë më pas delegohen për gjykim dhe hetim në qytetet e mësipërme. Faza e tretë hyn në fuqi në 1 korrik të këtij viti dhe parashikohet reduktimi i të gjitha gjykatave administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts