Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetTentoi të kalonte ilegalisht 34-vjeçaren, arrestohet shtetasi nga Sri Lanka në Han...

Tentoi të kalonte ilegalisht 34-vjeçaren, arrestohet shtetasi nga Sri Lanka në Han të Hotit

-

Tentoi të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me automjetin e tij, vihet në pranga 36-vjeçari nga Sri Lanka, banues në Francë.

Procedohet penalisht 34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.

36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts