Wednesday, April 17, 2024
HomePolitikëKrijohet Njësia Policore Detare, Rama: Pata premtuar që do quhet “Jonada”

Krijohet Njësia Policore Detare, Rama: Pata premtuar që do quhet “Jonada”

-

Krijohet njësia policore detare, e cila këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitarë me motorë uji të shpejtë.

Kryeministri Edi Rama pati premtuar që Njësia Policore Detare e sapo ngritur do të mbante emrin “Jonada”, për hir të vogëlushes që ndërroi jetë tragjikisht nga një motor uji, por shtoi se një gjë e tillë nuk do të bëhet me dakordësinë e familjes.

Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjëherë tjetër duhet t’u shërbejë të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë me familjen e saj, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet e fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts