Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama: Moment kthese për ekonominë e Shqipërisë...

Rama: Moment kthese për ekonominë e Shqipërisë…

-

 

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral këtë të hënë në Peqin ku prezantoi kandidatin Bukurosh Maçin, tha se sot jemi në një moment kthese të rëndësishme në jetën ekonomike të Shqipërisë. Rama tha se ka nisur rritja historike e pagave.

“Ka filluar rritja historike e pagave. Mjekët, infermierët, punonjësit e sigurisë, mësuesit sapo kanë filluar të marrin pagat e rritura, të cilat do të rriten në vijimësi, deri në prillin e vitit të ardhshëm, kur paga mesatare në sektorin publik do të shkojë 900 euro. Kemi rritur pagën minimale në 40 mijë lekë, do ta rrisim në 45 mijë brenda këtij mandati. Detyra nuk është e përmbushur pa e çuar në 60 mijë lekë të reja”, tha Rama.

Kryesocialisti tha se zgjedhja është shumë e qartë kudo. ”Në 14 Maj mendohuni mirë, do shkoni te kutia, jo për të bërë tifozllëk, kjo nuk është ndeshje futbolli. Nuk po shkohet për të nxjerrë kunjin e ngjyrës së fanellës i majtë apo i djathtë, por për të vendosur kë do të merrni në punë për 4 vitet që vijnë për të pastruar qytetin, ndriçuar rrugët, dhe punuar për komunitetin”, tha Rama.

Sipas tij, këto nuk vendosen me tifozllëk dhe kandidatët nuk shihen nga boja, por nga fuqia që kanë për të bërë punë. “Po e deshët karrocën në tako për 4 vjet shkoni pas tifozllëkut, po deshët që karroca të shkojë përpara, votoni Bukurosh Maçin”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts